Dyshohet se ekzekutoi me breshëri kallashnikovi Ridvan Ramazanin, lihet në burg Hydajet Mehmedaj

Gjykata e Shkodrës lë në burg Hydajet Mehmedaj, autorin e dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Ai dyshohet se ekzekutoi 28 nëntorin e vitit të kaluar Ramazanin me breshëri kallashnikovi. Gjykatësja Irida Kaceri për arrest me burg edhe pse pala mbrojtëse ka kërkuar arrest shtëpie e cila është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Avokati ka thënë se klienti i tij ka qenë thjesht drejtuesi i mjetit dhe jo autori i vrasjes.

Hydajet Mehmedaj i shpallur në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanin më 28 nëntor të vitit të kaluar në Shkodër, është arrestuar 2 ditë më parë Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, u arrestua në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me Duel Mehmedaj, (vëllai i tij) i cili është i shpallur në kërkim dhe Milkjor Gjoka i arrestuar ditën e ngjarjes, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Ramazani (Hyseni), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Ditën e ekzekutimit të 46-vjeçarit u vu në pranga 25-vjeçari Milkjor Gjoka, për të cilin gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’. Gjoka mohoi të ketë bashkëpunuar me vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj që dyshohen si autorë të vrasjes se Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani. Ndërkohë Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes.

Fillimisht ditën e ngjarjes u tha se kamerat e sigurisë nuk funksiononin, por duket se kanë qenë pikërisht regjistrimet e kamerave që kanë çuar në zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

Ridvan Ramazani u  ekzekutua me 30 plumba kallashnikovi më 28 nëntor 2020 në fshatin Mushan në Shkodër pranë një pike karburanti teksa udhëtonte me makinën e tij. Aty pranë kaloi një motor ku besohet se vëllezërit Mehmedaj të cilët kanë shkrehur karikatorin drejt Ramazanit. Familja këtij të fundit, kishte konflikte të vjetra me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë, 28 nëntor, 8 vite më parë në Shkodër.

Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazani, ngjarje e cila nuk është zbuluar sot e kësaj dite.  Ramazani u ekzekutua pikërisht në vendin ku ai së bashku me mikun e tij Vil Shega edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasje në atë periudhë në fshatin Dajç dhe pikërisht tek vendi ku u vra, Ridvan Ramazani ishin për shkak të një konflikti për makinat.

1617704770_5fc4f6c2ab4701606741695ridvanramazani.jpg

Ridvan Ramazani

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin