ELBASAN - Tre persona dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit në Elbasan. Report Tv mëson se tre pacientët janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.  

Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Insituti i Shëndetit Publik. Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.

Simptomat
Gripi karakterizohet nga këto simptoma:

Temperaturë 

ethe

dhimbje muskujsh

dhimbje kockash

anoreksi

kolle

lodhje

djersë