BERAT- Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Beratit, ku një 48-vjeçar është arrestuar për abuzim me një një fëmijë 5-vjeçar.
Personi me banim në Berat është arrestuar për veprën penale "Ngacmimi seksual me të mitur".
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se kohët e fundit po ndodhin shumë ngjarje që kanë lidhje me ngacmim apo dhunë seksuale ndaj të miturve. Procedimet penale për përdhunim të të rriturve dhe të miturve, abuzim me fëmijët, për marrëdhënie seksual nën kërcënimin e armës, për vepra të turpshme dhe ngacmime seksuale, janë rritur me rreth 40 % gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018.
Një nga këto ishte edhe ngjarja në periferi të Tiranës, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga roja i shkollës. Kjo pasoi me një valë protestash në qytetet kryesore të vendit.
Do t'ia kisha marre frymen me duart e mia po te ishte femija im
Përgjigju