Gjykata e Korçës ka caktuar masën 'arrest shtëpie' për kirurgun, që dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë. 

Ishte prokurori ai që i kërkoi Gjykatës që t'i caktohej kjo masë sigurie për shkak të moshës të pandehurit. Gjatë seancës së zhvilluar mjeku i ka mohuar akuzat ndaj tij.

72-vjeçari u arrestua tre ditë më parë pas kallëzimit të 21-vjeçares dhe babait të saj në polici.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë