Biznesmeni Ilir Karçini është liruar nga Gjykata e Lartë, e cila ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie.
 
Gjykata liroi biznesmenin me argumentin se nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të ndikojë në prishjen e provave pasi çështja ndodhet në Apel.
 
Ilir Karçini u rikthye në burg me vendim të Apelit të Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Lartë e la të lirë pas apelit të avokatit.

Ilir Karçini është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë 5 vite burg, me akuzën se ka porositur tek Julian Sinanaj kundrejt pagesës, vrasjen e biznesmenit të gazit, Pirro Bare.
 
Ndërkohë Karçini ka apeluar dënimin me 5 vite burg dhënë ndaj tij nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda.


d.b/shqiptarja.com