Dyshohet se qëlloi për vdekje me armë një 47-vjeçar grek, shqiptari në kërkim nga policia në Greqi! Arrestohen 3 të tjerë të përfshirë në krim

Dyshohet se qëlloi për vdekje me armë një 47-vjeçar grek, shqiptari në kërkim nga policia në Greqi! Arrestohen 3 të tjerë të përfshirë në krim

47-vjeçari grek

GREQI- Autoritetet greke po kryejnë kërkime për kapjen e një 38-vjeçari shqiptar, identitet i të cili ende nuk bëhet i ditur, pasi dyshohet se ka vrarë një 47-vjeçar grek, i cili njihej me nofkën “amerikani”.

Kërkimet po realizohen nga forcat e policisë së Mesinisë për kapjen e tij dhe dyshohet se shqiptari fshihet në një mal në zonën e Kitries. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e premte dhe të përfshirë janë dhe 3 persona të tjerë

Mediat greke shkruajnë se autorët po lëviznin me një makinë ‘Opel Corsa’ kur i bllokuar rrugën motoristit 47-vjeçar grek, duke e detyruar të ndalojë në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos dhe më pas kanë zbritur e kanë filluar ta dhunojnë. Menjëherë më pas njëri prej tyre, 38-vjeçari shqiptar ka qëlluar me armë “amerikanin”, dhe më pas autorët janë futur sërish në makinë dhe janë zhdukur me shpejtësi të madhe.

Ndërkohë, sot do të dalin para gjykatës një 22-vjeçar i përfshirë në vrasje si dhe dy shtetasit grek të moshës 40 dhe 50 vjeç, të cilët përballen me akuzën e kundërvajtjes për dëshmi të rreme dhe dhënie ndihmë kriminelëve.

Dy grekët akuzohen se kanë ndihmuar të arratiseshin dy autorët e përfshirë në ngjarje, por vetëm njëri prej tyre i shpëtoi arrestimit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun