LEZHË- Një person është gjetur pa shenja jete në kanal, në një rrugë të Tales në Lezhë.

Bëhet fjalë për Vasil Cekaj 62 vjeç, trupi i të cilit është dërguar në morgun e Lezhës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal dhe ka gjetur vdekjen.