Autoritetet iraniane kanë arrestuar pesë persona të akuzuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi lajmin, duke cituar një deklaratë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Të pesë personat u arrestuan në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor. Sipas IRGC-së, pesë spiunët e dyshuar "po i transmetonin armikut karakteristikat e vendeve të rëndësishme dhe të vendbanimeve, në mënyrë që ato të mund të bombardoheshin".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mediat: Rrëzohet në Iran avioni luftarak amerikan F-15, SHBA shpëton njërin prej pilotëve, tjetri dyshohet se është kapur nga Pasdaranët! Gjatë kërkimeve u godit dhe një helikopter