Eglant Koçi, një 34-vjeçar që rezulton i zhdukur prej disa ditësh është parë për herë të fundit duke lëvizur me motor në rrugët e kryeqytetit në datën 4 qershor.

Nga pamjet e siguruara nga Report TV 34-vjeçari shihet në më pak se një sekondë duke lëvizur me motorin e tij.

 Deri më tani fati i të riut mbetet mister, teksa policia ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar që dyshohet se e ka rrëmbyer dhe ka arrestuar bashkëpunëtorin e tij 25-vjeç.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ 6 ditë i zhdukur, s’dihet fati i të riut Koçi! Dyshohet se u mor peng, në kërkim autori, pranga bashkëpunëtorit! Në makinë njolla gjaku, pistë përfshirja në kriptovaluta (VIDEO)