FIER- Një 32-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për djegie të qëllimshme të dy mjeteve mesnatën e 29 korrikut në parkimin e një pallati në lagjen "Apollonia" në Fier.

Personi i ndaluar nga policia është identifikuar me iniciale D. M., 32 vjeç, banues në lagjen "Apollonia" në Fier.  32-vjeçari dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të personit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale, pasi zjarri arriti të përhapej edhe në makinat e tjera.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale".