Dyshohet se vrau 84-vjeçaren greke për t'i marrë paratë, arrestohet shqiptarja në Greqi

Dyshohet se vrau 84-vjeçaren greke për t'i marrë paratë, arrestohet shqiptarja në Greqi

Banesa e së moshuarës

Një shqiptare ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një të moshuar greke rreth moshës 84 vjeç.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja kishte lidhje të ngushtë me viktimën, pasi e ndihmonte të moshuarën me punët e shtëpisë dhe pazaret.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e vrasjes me paramendim, për të vjedhur paratë të moshuarës. Shqiptarja ishte shumë e afërt me të moshuarën dhe sipas mediave greke ajo e dinte që në shtëpi kishte para.

“84 vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe dhe këtë e dinte e gjitha lagjja”, tha fqinja e të moshuarës.

E moshuara u gjet e pajetë nga fëmijët e saj, të cilët ishin shqetësuar për të, pasi kjo e fundit kishte ditë që nuk u hapte telefonin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin