Dzeko 'përmbys' Sassuolo-n si zëvendësues, Inter riktheht te fitoret! Juventus tani 'tremb', Atletico s'e fal Barcelonën

Skuadra kampione e Italisë, Interi, ia ka dalë të rikthehet te fitoret më shumë vështirësi. Zikaltërit pas barazimit me Atalanta-n një javë më parë kanë fituar 1-2 me përmbysje kundër Sassuolos në një ndeshje që dukej e destinuar për t’u humbur.

Pas një nisje të mirë të besuarit e Inzaghit u ndëshkuan në minutën e 22 nga Berardi që ktheu në gol një penallti të fituar nga Boga. Në vijim Sassuolo mbajti një ritëm shumë të lartë, ndërsa Interi dukej i fikur, deri në momentin kur trajneri zikaltër ndërhyri duke bërë katër zëvendësime dhe duke futur në fushë gardën e vjetër. 30 sekonda pasi u fut në fushë Edin Dzeko barazoi shifrat, ndërsa më pas boshnjaku fitoi edhe një penallti që u kthye në gol nga Lautaro.

Fitore në javën e 7 të Seria A ka marrë edhe Juventusi, që mposhti 0-1 në derbi Torinon. Golin vendimtar të ndeshjes e realizoi blerja e verës Manuel Locatelli në minutën e 86. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Juventusit në kampionat, ndërsa duke përfshirë edhe Championsin numri shkon në 5. Në këtë mënyrë të besuarit e Allegrit lënë pas krizën e fillimsezonit dhe tregojnë se do luftojnë deri në fund për çdo gjë.

Ndërkohë në La Liga supersfida mes Atletico Madrid dhe Barcelonës është mbyllur 2-0 në favor të kampionëve në fuqi. Në ‘Ëanda Metropolitano’ përballja u zhbllokua fillimisht nga Lemar që mori një asist nga Suarez, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte uruguaini që dyfishoi shifrat, por nuk festoi për rrespekt të të shkuarës së tij si katalanas.

 

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë