Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka fituar gjyqin kundër Kryetarit të Urdhërit të Farmacistit, duke fituar prej këtij të fundit një dëmshpërblim financiar prej 2 milion lekë të vjetra. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës e cila vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën
e ministrit të Shëndetësisë, i cili këronte dëmshpërblim nga Arjan Jaupllari, pasi sipas ministrit ai kishte shpifur në një gazetë, duke punuar se ministri kishte sjellë nga Turqia ilaçe të skaduara dhe të falsifikuara. Kjo deklaratë është bërë në një shkrim të botuar në një gazetë, gjë e cila më pas shërbeu që ministri i Shëndetëisë të iniciojë një proces gjyqësor kundër Krytarit të Urdhërit të Farmacistit. “Publikimi i shkrimit nga ana e të paditurit është kryer me dashje.
Megjithatë, gjykata vlerëson qëndrimin e palës së paditur gjatë këtij gjykimi, duke i cilësuar thëniet e tij si gjykime vlerësuese dhe duke u distancuar nga theniet mbi faktet. Thëniet e të paditurit në artikull, në pamje të parë kanë lidhje me çështje me interes publik të cilat si rregull duhet të prevalojnë ndaj mbrojtjes të të drejtave të të treteve. Por në rastin konkret, nga mënyra në të cilën ato trajtohen nga i padituri në këtë artikull gjykata ka çmuar se janë kryer me keqdashje dhe në mënyrë jo etike, me qëllim cënimin e nderit, personalitetit dhe reputacionit të paditesit dhe sjellë si pasojë prevalimin e mbrojtjes të të drejtave të këtij të fundit”-thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës.
Sipas gjykatës masa e dëmshpërblimt të pretenduar nga ministri Ilir Beqaj në shumën 15.000.000 lekë nuk vlerësohet nga gjykata në përputhje me nivelin ekonomik në Shqipëri dhe vlerëson, derisa nuk u provua e kundërta, se mund të rëndojë ndjeshëm gjëndjen financiare të shkaktuesit të dëmit.
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com