Pasi Presidenti Ilir Meta i cilësoi të pavërteta akuzat e kryeministrit për bllokimin e projekteve në Vlorë, ka reaguar Rama.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan se qytetarët dhe sipërmarrësit e kësaj zone turistike nuk mund të presin Ilir Metën duke qenë se gjithçka tjetër është gati.
Rama thotë se do presë edhe pak që Presidenti Meta të lexojë sqarimet që i ka dërguar.
“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka "qëllim selektiv elektoral", prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!
Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që IM të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën” – shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
E akuzoi se ka bllokuar projektet në Vlorë, Presidenca: S'do tolerojë asnjë shkelje të Kushtetutës! Rama: Do presim dhe pak që Meta të lexojë sqarimet që i kemi dhënë











