E akuzuan për shkelje të Kushtetutës, Parlamenti bullgar shkarkon kryetarin e Kuvendit

E akuzuan për shkelje të Kushtetutës, Parlamenti bullgar shkarkon kryetarin e Kuvendit

Nikola Minçev, kryetari i shkarkuar i Kuvendit në Bullgari

Parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nikola Minçev në një goditje të re ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme. Mocioni i paraqitur nga ish-partneri i koalicionit qeverisës “Ka një popull të tillë”, me mbështetjen e GERB-it në pushtet, “Lëvizjes për të Drejta dhe Liri” (MRF) dhe “Vazrazhdane”.

Ata pretendojnë se Minçev ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe po pengon punën normale legjislative dhe kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë. Mocioni i zëvendësimit mori 125 vota pro, 113 kundër dhe një abstenim.

Në përputhje me rregulloren e punës së Parlamentit, në vend të Minçevit do të jetë zëvendëskryetari i Kuvendit Kombëtar, Miroslav Ivanov. Kryesuesi i ri i Kuvendit Kombëtar duhet të zgjidhet brenda 14 ditëve nga shkarkimi i Minçevit nga detyra.

Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme. Kjo do ta dërgonte vendin ballkanik në një raund të ri trazirash politike.

Petkov, i cili erdhi në detyrë në dhjetor pas një krize të zgjatur politike me zotimet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, shprehu shpresën se mund të gjente ende shtatë deputetë të nevojshëm për të rivendosur shumicën.

Një rrëzim eventual i qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që ka arritur në nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja