‘E ardhmja është vajzë’ nis sot në ekranin e Report Tv! Çdo të shtunë me emocione e rrëfime të grave e vajzave! E nisim me 22 vajzat e ekipit të futbollit të Vllaznisë

‘E ardhmja është vajzë’, një program origjinal nga Ermira Çausholli kthehet në ekran. Pas dy sezonesh te suksesshme nis sonte sezoni i tretë në Report Tv.

Çdo të shtunë në mbrëmje, në orën 21:00 publiku do të përjetojë çaste të forta emocionesh nga rrëfimet e grave dhe vajzave, do të frymëzohet prej tyre e do të gjejë gjithmonë veten dhe gjithçka ai do. Autorja Çausholli, me mënyrën e saj unike te intervistimit na siguron për një sezon plot surpriza dhe përjetime të jashtëzakonshme, që do të mbahen mend gjatë.

Sonte programi nis jo si zakonisht, me dy vajza në studio por me 22 vajza në stadium. Nga “Loro Boriçi” i qytetit të Shkodrës futbollistët e Vllaznisë të kualifikuara në Champions League, siç nuk i keni parë kurrë më parë. Ato do të tregojnë sonte, përjetimet, ëndrrat, por edhe forcën e besimin për t’ja dalë.  Nuk do të mungojnë lotët, të qeshurat dhe muzika që do të shoqërojë gjithë mbrëmjen.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit