E bardha, e kuqja dhe e zeza e listave tona

E bardha, e kuqja dhe e zeza e listave tona

Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka

Duket si një titull romani. Në fakt, është përgjysmë. Pak si politika shqiptare.

Gjysma, por jo ajo që ta pret mendja, sepse pas 8 vitesh duhet të ishte logjikisht opozita shpresa për ndryshim sjell një listë të përmbysur. Vetë Kryeministri mund të futet në Kuvend vetëm mbi baza merite. Ashtu dhe figurat e tjera të rëndësishme të partisë. Të rinjtë dhe individë me kontribute të spikatura, si Luljeta Boza apo Najada Çomo futen në Kuvend si kryetare qarku.

Ajo që bie më shumë në sy në listat e shpallura është se në krye të listave të PS janë 10 gra, ndërsa 7 nga 12 drejtues janë prurje të reja në politikën shqiptare.

PD duhet të ishte shpresa për ndryshim, por në fakt lista e saj ka të përbashkët me ndryshimin po aq sa ka Basha me tramvajin.

Është një tregues i fortë fakti që të 12 drejtuesit e qarqeve, pa përjashtim kanë qënë të paktën një herë deputetë. Disa prej tyre edhe ministra. Pa përjashtim, secili prej tyre në orbitën e PD që në kohën e Sali Berishës, aq sa duket se ora kthehet pas në 2013-n dhe listat i ka bërë me dorën e tij ish-kryeministri.

Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi. Mes tyre, të marrë bashkë bëhen më shumë se 100 vjet në Kuvend dhe gjen një ish-zv/kryeministër e gati plotëson një kabinet të plotë, me ministër të Brendshëm, Drejtësisë, Jashtëm, Kulturës, etj.

LSI pastaj një histori më vete. Një listë të mbushur me emra nën hetim nga SPAK, shumë prej tyre me dosje penale apo dënime të mëparshme, madje nja dy edhe për vrasje.
https://shqiptarja.com/lajm/emrat-lista-e-lsise-e-mbushur-me-te-arrestuar-per-vrasje-dhe-njerez-me-dosjes-ne-spak-metakryemadhi-sfidojne-ultimatumin-e-yuri-kim-per-kandidate-te-paster
Në zyrën e saj, mbrëmë Yuri Kim do të jetë shastisur nga kjo listë. Po Kryemadhit aq i bën. “SHBA nuk ka punë deri sa nuk ka një dënim nga drejtësia shqiptare”. Tha Kryemadhi dje.Po e bardha e listave të PS, përballë të zezës së PD-LSI, ka edhe një ndryshim tjetër thelbësor.

Vetëm në PS ka garë mbi bazë merite. Figurat e rëndësishme, vetë Edi Rama, pastaj Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, e kështu me radhë, janë në vende të pasigurta. Ata duhet të punojnë fort që të sigurojnë të fusin veten në Kuvend.

Ndërsa në dy “antagonistët” e tjerë, duke vendosur figurat më të rëndësishme në krye të listës, praktikisht konfirmohet mungesa e garës.

Askush nga emrat anonimë të vendosur në vendet e pasigurta të PD, se pastaj tek LSI siç duken punët të gjithë emrat janë të pasigurtë, nuk ka kapacitetin për të tërhequr 10 mijë vota për t’u futur në Kuvend.

Basha ama ka të drejtë kur thotë se vendi është në udhëkryq. Në udhëkryq midis të ardhmes dhe të shkuarës. Listat e tij janë kthim pas në kohë në 2013-n. Ato të LSI ca më keq. Nuk duhet të ishte kështu pas 8 vitesh, por përtej bindjeve politike, të vetmet lista që ngjallin shpresat për ndryshim janë ato të PS.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin