Në 'Frontline' gazetari Poli Hoxha dhe juristja Adriana Kalaja debatuan sa i përket non-gratës së Berishës. Hoxha u shpreh se ishte DASH që vendosi duke ironizuar pretendimet për 'dorën' e Sorosit.
Poli Hoxha: Të kujt janë mor zotëri? Nuk janë të Partisë Demokratike, pasi rezulton ende e Lulzim Bashës. U vulos u dhanë fonde për atë parti. Status-quo është kjo. Këtu Gazment Bardhi deri para pak kohësh në faqen zyrtare thoshte kryetar grupi dhe sekretar i përgjithshëm. Sa u bë nënkryetar e hoqi. Kush e bëri? U mblodh gjë kuvend i PD? Unë njoh institucionet, KQZ, Kolegj, KAS etj. Ai vendim i Gjykatës së Lartë i thotë Apelit dhe juve duhet të merrni vendimet e KQZ, Kolegjit, KAS të cilat janë vendime gjykate të formës së prerë. Me kë garuat në Kukës? Çfarë logo kishte në fletë? Nuk jeni PD, sipas institucioneve, sipas ligjit.
Luan Baçi: Sipas Edi Ramës.
Kalaja: Vendimi i Apelit u zhbë. Është në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, por nuk është i formës së prerë. Janë në fuqi gjithë vendimet e 11 dhjetorit. Në këto vendime, është shkarkuar edhe zoti Bardhi si sekretar i përgjithshëm. Presim që vendimi i shkallës s ëparë të marri formë të prerë.
Hoxha: Kjo përçarje filloi nga Shtetet e Bashkuara, kur thanë që duhet të hiqni nga grupi parlamentar atë që kemi shpallur non-grata.
Kalaja: Kjo është gjysma e vërtetës. E bëri Lulzim Basha, Edi Rama.
Hoxha: E bëri Soros, e bënë alienët.
Kalaja: Pa prova.
Hoxha: Mirë 3 vjet që hëngrën bar. Por çështja kthehet në zero.
Kalaja: Nuk thanë Shtetet e Bashkuara, por një ambasadore e korruptuar. Shumë shpejt do njiheni me veprimet, pasi kanë bërë një autogol.
Lajmi kryesor:
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, deputeti Baçi në 'Frontline': Rama urdhëroi! Socialistët e mbrojtën në bllok kokëulur
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ PS fitore më 11 maj me 50.5% të votave, PD me aleatët në vend të dytë, por në rënie! Lapaj i treti! Rama lideri më i pëlqyer, 65% s'besojnë te Berisha
13 Mars, 18:17
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Kaosi në selinë blu dhe zgjedhjet/ Kara: Basha i paralajmëroi deputetët se do zhgënjeheshin, Berisha nuk do mbështetës të SPAK në parti! Do ishte mirë që kjo PD të shkrihej fare
12 Mars, 17:25
-
Karanxha: Masa ndaj Veliajt bolshevike, e tha dhe Strasburgu! Valteri: U shkelën standardet! Bala: Dyshoj te Dado, ja kush është Nesti Angoni! Muça: Prokurori kërcënoi
6 Mars, 22:01
-
Arrestimi i Veliajt/ Spahiu: Gjykata javën tjetër mund të ndryshojë masën e arrestit për kryebashkiakun e Tiranës
6 Mars, 21:33
-
Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi
6 Mars, 16:25
-
Arjana Kalaja revoltohet me ata që s’e votuan në Primare: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend në ferr
5 Mars, 18:46
-
Kulluri: PD pronë e Berishës, Basha le të bëjë luftë imagjinare për vulën! Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit të Saliut, me ‘dysheme të çara’
5 Mars, 18:14
-
Bashkimi i grekëve dhe çamëve në koalicionin e Berishës, Kikia për Report Tv: Shëmti e politikës, bëhet fjalë për interesa, jo principe!
5 Mars, 16:28
-
Dashamir Shehi në 'Frontline': Primaret e PD ishin teatër, Berisha do i fusë në lista si t’i interesojë! I duhet imazhi i aleatëve
4 Mars, 20:31
-
Arjana Kalaja zhgënjehet me Berishën pas Primareve: Fitorja u takon tradhtarëve
2 Mars, 12:04