Sondazhi ekskluziv i Piepolit/ PS fitore më 11 maj me 50.5% të votave, PD me aleatët në vend të dytë, por në rënie! Lapaj i treti! Rama lideri më i pëlqyer, 65% s'besojnë te Berisha

Në skenën politike shqiptare, Edi Rama vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën. 

Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16% dhe Agron Shehaj renditet i katërti me 13%.

Më pak të preferuar nga elektorati shqiptar mbeten Arlind Qori me 9%, Tom Doshi me 5% mbështetje dhe i fundit renditet Ilir Meta i preferuar vetëm nga 2% e të pyeturve në sondazh.

Sipas sondazhit të Piepoli, Sali Berisha ka humbur besueshmërinë te shqiptëarët, 55% e të cilëve  përgjigjen se veprimtaritë e liderit të opozitës nuk janë të besueshme. Kjo do të cojë në një humbje deri në 4.4% të elektoratit të djathtë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Shifrat e Piepoli tregojnë se PD merr nga 35 deri në 39% të votave. 

Humbja e peshës së Berishës në elektoratin e djathtë u rëndua më shumë sipas sondazhit edhe nga procesi i debatueshëm i primareve. 49% e njerëzve shprehen për Piepoli se zhbërja e primareve nga Sali Berisha dhe mospërfshirja në lista të mbyllura të emrave fitues të këtij procesi ul kredibilitetin e PD dhe 12% e tyre mendojnë se injorimi nga Berisha i Primareve ndikoi negativisht. 

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021. 45% e qytetarëve të pyetur në sondazh shprehen se mbështesin punën e qeverisë në këtë mandat. 

Po kështu sondazhi evidenton se në zgjedhjet e 11 majit koalicioni i PD ‘Aleanca për  Shqipërinë Madhështore’ merr më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Madje 36% e qytetarëve mendojnë se përfshirja në koalicion e 25 forcave politike do ta dëmtojë Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare. Ky grupim politik më 11 maj del forcë e dytë me një kuotë që shkon deri në 39% të votave. 

“Surpriza” e këtij sondazhi është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit që renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 6.5% deri në 8.5%. Partia Mundësia e Agron Shehajt, një tjetër alternativë e re në skenën politike, projektohet të marrë 2% deri në 4% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate pritet të marrë mes 1% dhe 3%.

Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Sondazhi i Piepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

1741897234_sondazhi12.jpg

Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%).

Koalicioni PD – Aleanca për  Shqipërinë Madhështore renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%). Megjithatë, ndarja dhe fragmentarizimi i opozitës duket se ka një ndikim të qartë në performancën e saj në sondazhe.

“Surpriza” e këtij sondazhi është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 6.5% deri në 8.5%. Partia Mundësia e Agron Shehajt, një tjetër alternativë e re në skenën politike, projektohet të marrë 2% deri në 4% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate pritet të marrë mes 1% dhe 3%.

Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%.

Ora 22:42
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin

1741897216_sondazhi11.jpg

Në skenën politike shqiptare, Edi Rama vijon të jetë figura më e besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të muajit mars të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 45% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën.

Megjithatë, në këtë sondazh bie në sy një rritje e ndjeshme e figurave të reja në perceptimin e publikut. Adriatik Lapaj renditet i treti me 16%. Agron Shehaj renditet i katërti me 13%, duke konfirmuar pozicionimin e tij si një prej zërave më të dëgjuar të opozitës së re.

Ndërkohë, liderë të tjerë si Arlind Qori (9%), Tom Doshi (5%), Dashamir Shehi (4%) dhe Ilir Meta (2%) rezultojnë me mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil.

Ora 22:36
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj

1741897201_sondazhi10.jpg

Çfarë ndikimi do të ketë krijimi i koalicionit me një seri forcash politike në rezultatet e PD? 36% e qytetarëve të anketuar në sondazhin e Piepolit me Report Tv, mendojnë se koalicioni do të dëmtojë rezultatin e PD në zgjedhje ndërsa 12 përqind shprehen se nuk do të ketë asnjë influencë. 37% e qytetarëve mendojnë se koalicioni do të forcojë rezultatin e PD në zgjedhje. Ndërkohë, 14% thonë se do forcojë pak rezultatin e PD. 

Ora 21:47
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj

1741897059_sondazhi3.jpg

Shqiptarët në shumicë nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës. Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me ‘Piepolit’, 52% e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë aspak besim te partitë e reja, ndërsa 26% kanë pak besim.

9% e shqiptarëve të anketuar thonë se kanë shumë besim tek partitë e reja, ndërsa 11% mjaft. 2% e të anketuarve thonë “nuk di të gjykoj”.

Ora 21:34
Sondazhi i Piepolit/ Berisha zhbëri Primaret dhe kandidoi besnikët, 49% e qytetarëve mendojnë se do bjerë besueshmëria ndaj tij më 11 maj

1741897081_sondazhi4.jpg

49% e njerëzve shprehen se do të ketë rënie të kredibilitetit me "injorimin" që Sali Berisha iu bëri fituesve të Primareve duke mos i përfshirë në lista.

Në sondazhin e Institutit "Piepoli" në bashkëpunim me Report TV, 12 % të tjerë besojnë se ndikon negativisht. 8 % mendojnë se ndikon pak ose aspak ndërsa 26 % mendojnë se ndikon pozitivisht.

Ora 21:26
Sondazhi i Piepolit/ Shqiptarët ‘kundër’ Berishës, 65% thonë se opozita e tij nuk është e besueshme

1741897046_sondazhi2.jpg

Për 65 % të të anketuarve që kanë marrë pjesë në sondazhin e Institutit Prestigjioz "Piepoli" që sjell ekskluzivisht Report TV, veprimtaritë politike të opozitës të udhëhequr nga Sali nuk janë të besueshme.

16 % shprehen se janë shumë të besueshme, 17 % "mjaft të besueshme", 10 % pak të besueshme ndërsa 2 % janë shprehur se nuk dinë ta gjykojnë.

Ora 21:08
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, shqiptarët mbështesin punën e qeverisë Rama, 45% të kënaqur

1741896646_WhatsAppImage20250313at21.05.34.jpeg

Report Tv sjell ekskluzivisht sondazhin e radhës në bashkëpunim me institutin prestigjioz italian ‘Piepoli’.

Sipas të dhënave të sondazhit, në total 45% e shqiptarëve janë të kënaqur me qeverinë e Ramës. 28% e të anketuarve përgjigjen “shumë të kënaqur” kur pyeten se si e vlerësojnë punën e qeverisë Rama 3, ndërsa 17% “mjaft i kënaqur”.

Ndërkohë, 7% janë “jam mjaft i zhgënjyer” dhe 47% “jam shumë i zhgënjyer”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 15/03/2025 12:36

    FORCA EDI RAMA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE

    Përgjigju
  • iliri: 14/03/2025 14:49

    KOMB IDIOT,,QE PELQEN HAJDUTET E RROGAVE DHE PENSIONEVE,,,ASNJEHERE NUK DO BEHEMI SHTET ME KETE POPULL....

    Përgjigju
  • Tes: 14/03/2025 14:35

    Ne Europe vetem ne Shqiperi e Rusi e Bjellorusi fitohet me mbi 50%

    Përgjigju
  • ec aty: 14/03/2025 11:49

    PS 80 mandate, PD 55, 5 mandate te tjeret.

    Përgjigju
  • Horoskopi: 13/03/2025 21:52

    Shikoni! çfarëdo që dëshironi, nuk do t'i ndryshojë rezultatet! Ka vetëm një rezultat: Rama 38%, Berisha 29% të tjerët 18% (total), pjesa tjetër nuk do të votojë! Rrezik? Do të votojnë 40-45% e votuesve. Si përfundim, Rama duhet të gjejë 2 partnerë të vegjël koalicioni për të arritur 71 mandate. 2 parti të vogla do të duhet të marrin Ministrinë e infrastrukturës për t'iu bashkuar Ramës.

    Përgjigju
  • Bravo: 13/03/2025 21:16

    Rritet Rama me 94 deputet, Saliu 5 e Lapaj 40.

    Përgjigju
    • Per tesin: 14/03/2025 16:17

      Nese nuk kuptove ironinë, nuk eshte fajin im.

    • Tes: 14/03/2025 14:36

      Rama fatkeqesisht nuk kap mbi 40^

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Traktori del nga rruga dhe e zë poshtë, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar në Itali