Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe babi i saj nuk komunikojnë prej më shumë se 10 javësh. Mediat e huaja kanë raportuar se i ati i dëshpëruar po kërkon që të ketë një kontakt sado të vogël me të bijën, por pa rezultat.
Në një intervistë për ‘The Mail Online’, Tomas Markle është shprehur se Meghan nuk merr mundimin ta takojë dhe ka frikën se s’do e shoh më kurrë të bijën.
“Jam shumë i lënduar që ajo ka shkëputur çdo lloj lidhje me mua. Më parë kisha numrin e saj të kontaktit, por tani nuk kam më asgjë sepse përmes atyre numrave nuk lidhem dot më. Nuk ka më asnjë mënyrë sesi të komunikoj me time bijë. Është ditëlindja e saj me 4 gusht dhe dua t’i nis një dhuratë. Por nëse ja dërgoj në Kensington Palace, jam e sigurtë që do të jetë një dhuratë më shumë nga ato që do të marrë dhe ndoshta nuk do e shoh më kurrë. Më mirë të kisha vdekur, e të mos i shihja këto ditë,”- u shpreh mjaft i lënduar Markle.
Kjo deklaratë e tij vjen vetëm pak ditë përpara ditëlindjes së Dukeshës, e cila pritet ta festojë më datë 4 gusht.
100.000 £ i mori legeni per foto dasme
Përgjigju