U 'tallën' në serialin e njohur, reagojnë për herë të parë Meghan dhe Harry

U 'tallën' në serialin e njohur, reagojnë për herë të parë Meghan dhe Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle duket se janë të revoltuar me episodin e fundit të “Family Guy”, që bënte humor me çiftin. Sipas revistës ‘Closer’ ata e kanë etiketuar episodin “të ashpër”.

Dyshja, të cilët u larguan nga jeta mbretërore në vitin 2020, janë ndjerë sikur “nuk po merren mjaft seriozisht nga njerëzit”, shkruan ‘Closer’.

“Meghan tha se nuk do të poshtërohet kështu dhe është e dëshpëruar për një zgjidhje. Ata janë në gjendje të plotë paniku”, tha një burim për gazetën ‘Closer’, duke shtuar se çifti e ka quajtur atë një “sulm nga brenda Hollywood-it”.

“Ajo që i ka goditur më fort është se ata konsiderohen mashtrues apo budallenj të llastuar,” shtoi burimi i brendshëm.

Episodi në fjalë flet për marrëveshjen e tyre me Netflix, e përfolur se vlente 100 milionë dollarë dhe tregoi Peter Griffin (me zërin e Seth MacFarlane) në një aventurë për t’u bërë personazh televiziv për të fituar para.

“Unë do të bëhem, ashtu si Meghan Markle dhe Princi Harry,” thotë ai.

Më pas, skena kalon në versione të animuara të Harry-t dhe Meghan-it, duke pushuar pranë një pishinë, kur shërbëtori i tyre vjen me një pirg zarfash.

“Zotëri, milionat e tua nga Netflix për … Askush nuk e di se çfarë,” thotë shërbëtori, të cilit Harry i përgjigjet: “Vendos me pjesën tjetër të tyre.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!