Ilir Shaqiri është një nga balerinët më të talentuar shqiptarë. Ai ka rrëfyer shpesh herë vështirësitë e karrierës së tij, teksa ka udhëtuar para shumë vitesh drejt Italisë. Tashmë Iliri njihet kudo për shkak të talentit të tij dhe ka ndërtuar një familje. Në rrjetet sociale nuk mungojnë postimet e shumta me të bijën Emily, teksa tregon marrëdhënien e mirë që ka me të.
Së fundmi balerini ka postuar një foto ku shihet Emily që ka lidhur duart para të atit dhe po i lutet për diçka. “Kot e ke,”- shkruan Shaqiri krahas fotos si për të treguar që nuk do ta bindë dot e bija t’ja realizojë dëshirën. Por ne e dimë që nuk është ashtu, a i mohohet gjë asaj vajza aq të bukur?!