E bija sjell në atdhe eshtrat e Ali
Këlcyrës, varrosen të shtunën në Këlcyrë

E bija sjell në atdhe eshtrat e Ali<br />Këlcyrës, varrosen të shtunën në Këlcyrë
KELCYRE - Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Ali Këlcyrës, një prej pinjollëve të oxhakut të Këlcyrës, politikan, deputet, publicist i diplomuar si jurist në La Sapienza, Itali.
 
Ka qenë një vendim i vajzës së tij, Hana Këlcyrës, e cila ka shprehur dëshirën t’i sjellë eshtrat e Ali bej Këlcyrës në vendin ku ka lindur. Ali Këlcyra është një figurë e veçantë në historinë tonë. Ai është një personazh shumë i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, me shumë anë pozitive, por edhe me dritëhijet e tij. 

I shkolluar në Gallatasaraj si djalë bejlerësh dhe më pas në Itali, ai ishte socialdemokrati i parë shqiptar, luftëtar dhe reformator i madh në Parlamentin e Shqipërisë. Sipas të bijës, Hana Këlcyrës ekziston një dokument që tregon se ai “ka qenë nismëtar i reformave civile, siç është ligji i divorcit, apo të drejtat e grave”.
 
Ali Bej Këlcyra konsiderohet si babai i së majtës europiane në Shqipëri, i cili nuk bëri kurrë kompromis me idetë komuniste. Ai ishte mbështetës i fortë i Fan Nolit në Revolucionin e 1924, por u nda nga KONAREJA që ata themeluan në Vjenë me tendencë komuniste drejt Rusisë.
 
Ai është i dënuar me vdekje nga Ahmet Zogu, i internuar nga italianët, i vetmi nacionalist përveç komunistëve që u ndesh me gjermanët, i dënuar në mungesë nga Enver Hoxha.
 
Pas vitit 1944 u largua nga Shqipëria dhe jetoi jashtë deri sa vdiq ne 1963. Ardhja e eshtrave dhe ceremonia për rivarrimin e tyre në Këlcyrë, janë tërësisht familjare. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë