E braktisi foshnjë, i ati i Dwamenas bëhet i gjallë: Na ndihmoni të kthejmë trupin në Ganë

E braktisi foshnjë, i ati i Dwamenas bëhet i gjallë: Na ndihmoni të kthejmë trupin në Ganë

Raphael Dwamena

Patrick Amoako Sefa, babai i futbollistit të ndjerë ganez Raphael Dwamena, i është lutur publikut ganez që të mbështesë familjen me lutje në këto kohë të vështira, si edhe ka kërkuar ndihmën e Federatës Ganeze të Futbollit t'i ndihmojë për kthimin e trupit të pajetë në vendlindje.

Në një intervistë për Peace FM në Ganë, Patrick Amoako Sefa zbuloi ndjenjën e pikëllimit të thellë që pushtoi familjen kur morën vesh lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të tyre.

"Ne kemi qarë dhe vajtuar që kur kemi dëgjuar lajmin, por kemi besim te Zoti që të na mbajë të fortë," tha ai. Patrick Amoako Sefa zbuloi gjithashtu planet e familjes për të transportuar trupin e futbollistit të ndjerë në Ganë. Ai i bëri thirrje Shoqatës së Futbollit të Ganës dhe qeverisë për mbështetje për të dërguar trupin në vendlindje.

“Kemi folur me gruan e tij dhe ajo tregoi se ata po merrnin masa për të siguruar një fluturim për ta sjellë trupin në Ganë. Ne kemi nevojë për ndihmë për ta sjellë trupin në atdhe. Ne po i bëjmë thirrje Federatës së Futbollit të Ganës dhe të gjithë personave që të na ndihmojnë ta sjellim trupin në Ganë”, tha ai. Ai e përfundoi intervistën me një apel për ganezët që "t'i kujtojnë në lutje".

Sulmuesi 28-vjeçar ganez vdiq të shtunën, më 11 nëntor 2023, gjatë një ndeshje mes Egnatias së tij dhe Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës. Raphael Dwamena, kishte një histori të dokumentuar të problemeve të zemrës, teksa u rrëzua në fushë pas arrestit kardiak dhe ndërroi jetë duke u transportuar në spitalin e Kavajës.

Historia tragjike e tij fillon që në vegjëli, kur u braktis nga prindërit dhe u rrit nga gjyshja. Megjithëse ka munguar për shumicën e jetës së ish-kapitenit të Egnatias, babai i tij është bërë i gjallë në momentin kur duhet të varrosë të birin që ishte vetëm 28 vjeç.

Inter - Egnatia, Dwamena pjesë e formacionit, ku edhe shënoi

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ashtu po: 14/11/2023 14:09

    Nuk ka nevoje per te ndihmu per trupin sepse per cdo gje do pergjigjet presidenti i ekipit dhe ai po ndihmon ne cdo gje si per kte qe ndrroi jet dhe per te tjeret esht i vetmi ekip qe esht korrekt ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur