Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen që Austin barazoi 1-1 në transfertë kundër meksikanëve të Club America-s. Në minutën e 67 Uzuni realizoi supergolin, duke e dërguar topin në këndin më të largët të portierit, i cili vetëm sa e shoqëroi me sy.

Për 31-vjeçarin kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që realizon në Kupën e Ligës, teksa pak ditë më parë kompletoi ‘trpiletën’ e parë personale që prej transferimit të Austin në MLS.