E bujshme nga Kina, qeveria komuniste urdhër presidentit të Interit të shesë klubin

E bujshme nga Kina, qeveria komuniste urdhër presidentit të Interit të shesë klubin

Ekipi i Interit gjatë sezonin 2021-2022

Lajme të bujshme raportohen për skuadrën italiane të Interit. Pak kohë pasi po përflitet për shitjen e ‘kushërinjve’ të Milanit e njëjta gjë vlen nga sot edhe për zikaltërit, veçse në këtë rast detajet janë shumë ndryshe.

Lajmi është bërë me dije nga “Ëall Street Journal” (Uoll Strit Xhornal), sipas së cilës, Partia Komuniste Kineze është gati për të miratuar një direktivë të re që u ndalon funksionarëve të qeverisë së këtij vendi të zotërojnë pronësi ose të kenë pjesë në pronësi jashtë Kinës.

Një nga këto raste prek edhe Interin, që zotërohet nga Zhan Jindong, pronari i këtij klubi. Jindong nuk është ndonjë person dosido në Kinë. Përveç faktit se është një nga biznesmenët e fuqishëm në këtë vend, ai është mes protagonistëve të PKK-së, i cili nëpërmjet kompanisë “Suning” zotëron pjesën dërrmuese të aksioneve të Interit, teksa djali i tij Stiven Zhang është aktualisht president i zikaltërve.

Në këtë rast, nëse qeveria kineze do të miratojë direktivën e ardhshme siç pretendon media amerikane, atëherë “Suning” dhe Jindong do të jetë i detyruar të heqë dorë nga zotërimi i Interit.

Për momentin jo gjithçka mund të quhet e kryer, pasi jo në pak raste Inter është përfolur se mund të shitet. Fillimisht kjo ndodhi që kur qeveria kineze vendosi të kufizonte investimet në shtete të tjera. Për këtë arsye Inter është munduar të rregullojë bilancet me merkaton. Pavarësisht të gjithave pronarët e klubit në çdo rast kanë mohuar zërat për shitje.

Një problem më shumë për Zhang Jindong në shitjen e mundshme të Interit janë borxhet e tij. Për momentin borxhi i klubit zikaltër po u afrohet 700 milionë eurove.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël

Ngeli shtatzënë brenda BBVip apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e embël