Mikel Arteta i ka kërkuar largimin në fundin e sezonit drejtuesve të Arsenalit, të paktën këtë raportin SPORT në Spanjë. Bota e pankinave është revolucionarizuar. Fillimisht ishte Klopp që njoftoi largimin në qershor nga Liverpool. Pak orë më vonë, Xavi pak a shumë bëri të njëjtën gjë dhe njoftoi se më 30 qershor nuk do të jetë më trajner i Barçës.
Tanimë Arteta kërkon largimin nga "Topçinjtë". Trajneri i Arsenalit ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, por ai mund të vendos ta prishë atë në fund të sezonit.
Sipas mediave në Katalonjë, Arteta ka informuar rrethin e tij të ngushtë se dëshiron të largohet nga 'Topçinjtë' në fund të sezonit. Për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me drejtuesit e klubit londinez, ata do ta lejojnë atë të prishë marrëveshjen ekzistuese. Barcelona po shfaqet në hoziront, paçka se mes tyre nuk ka asnjë kontakt për momentin.