“E bukura dhe bisha” vjen në Teatrin e Kukullave/ Regjisori Endri Çela: Duhet të edukojmë fëmijët me art

Nga Valeria Dedaj

Përralla e njohur “E bukura dhe bisha” kësaj here i gjen prindërit bashkë me fëmijët në radhë për të shfaqjen në teatër. Kësaj here shfaqja erdhi në Teatrin e Kukullave, por si muzikal nën regjinë edhe përshtatjen e Endri Çelës. 

Vajza e një tregtari, e bukura, për të shlyer borxhin e babait të saj, burgoset nga bisha në një kështjellë të magjepsur, e mbushur me sende shtëpiake magjike.

Ndonëse e frikësuar, nis e miqësohet me stafin e magjepsur të kështjellës. Ajo arrin të shohë përtej pamjes së jashtme të Bishës, që në të vërtetë është një princ zemërmirë. Gjatë kohës që qëndron në kështjellë lind një histori dashurie mes tyre

Jam shumë i lumtur që shikoj fëmijë të gëzuar, që presin në radhë për të parë shfaqjen. Është detyra jonë, që të fëmijët t’i edukojmë me art.

Endri Çela, Regjisori

Shfaqja “E bukura dhe bisha”, vjen në lojën e Jorida Metës, Flori Kokonës, Shegushe Bebetit dhe aktorëve të tjerë, mëson fëmijët se si për të njohur njerëzit duhet që të shikojnë përtej pamjes së tyre.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë