E cilësoi 'turp për Elbasanin', Bylykbashi ironi Ramës: Më le dy djemtë pa martuar! Na sill Zahon në shtëpi

E cilësoi 'turp për Elbasanin', Bylykbashi ironi Ramës: Më le dy djemtë pa martuar! Na sill Zahon në shtëpi

Ish-kreu i PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi, i cili dy ditë më parë u shoqërua në polici për thirrjet e tij për vëllavrasje, ndërkohë që më pas u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, ka reaguar sot ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, ditën e djeshme gjatë fushatës në Elbasan e ka cilësuar ish-deputetin e Partisë Demokratike si një turp, dhe i kërkoi qytetarëve të Elbasanit që ta refuzojnë atë.

“Ai është një gabim njerëzor. Ai me siguri është krijuar në një moment që Zoti nuk e ka pasur mendjen. Elbasani e ka për turp që ka një person të tillë. Flet për vëllavrasje këtu pa pikë turpi. Ai është një turp për Elbasanin. Do thoni ju pse i jep kaq rëndësi. Sepse është cerja tipike e shpirtit të keq, që ka pushtuar shpirtin e atyre në politikë qysh se është krijuar shteti shqiptar. Është krimbi që ka ngrënë nga Shqipëria, duke e masakruar vendin."- tha Rama.

Nga ana tjetër, ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së njërit prej djemve të tij, Bylykbashi i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama me nota ironike duke thënë:

"Ç’më bëre zoti Rama! Më le dy djemtë pa martuar! Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua!!"

Ndër të tjera, Bylykbashi ka përmendur edhe Haxhi Qamilin, të cilin kryeministri Rama e përmend shpesh, madje edhe presidentin Ilir Meta e krahason me të.

*Haxhi Qamili ishte figura qëndrore e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915.

"Se, që ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi në Elbasan, qëlloi që Kryetar Bashkie ishte im stërgjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin në xhami, por ai nuk e dorëzoi Bashkinë e Elbasanit! E gjetën të papërgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me armë nga Busheku, bashkë me djemtë dhe nipat e vet!" -deklaroi ish-kreu i PD në Elbasan.

Ndërsa në përfundim, Bylykbashi i bëri thirrje Ramës, që ta shikojë edhe njëhërë punën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

"Meqë ra fjala, ti e di ku e kam hallin unë! Shikoje dhe një herë, atë punen e datës 30!! Ke mbetur vetëm, prandaj bërtet! Dje në Elbasan, ishin më shume se ju!! Po nuk kishim karrike të rrinin ulur! Përndryshe..., unë e di.., burgu me pret!! Po ty??" - përmbyll ai.

Reagimi i plotë:

Marlindi sot ka Ditëlindjen! Mbush 14 vjeç! C’më bëre zoti Rama! Më le dy djemtë pa martuar! Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua!!

Po më kë mërzitur nënën! E di si më tha? Të kam të parin dhe të kam bërë me gjithë dëshirën e një nëne!! Po ç’punë ke ti me Haxhi Qamilin?!

Se, që ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi në Elbasan, qëlloi që Kryetar Bashkie ishte im stërgjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin në xhami, por ai nuk e dorëzoi Bashkinë e Elbasanit! E gjetën të papërgatitur.., sa erdhën burrat e Shpatit me armë nga Busheku, bashkë me djemtë dhe nipat e vet!

Po nga ti dish ti, këto punet e Historisë së Shqipërisë! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina!

I thashë nënës: Do ti them të na sjellë Zahon, ca ditë tek shtëpija jonë... Thuaji.., më tha! Do t'ja mbaj si djalë Kryeministri! Kjo i di mirë keto pune, se për vetë është rritur me shërbëtorë...

Po une e kam hallin tjetërkund! Do ti ve të tre, të bëjnë një xhiro në bulevard, ti shohë Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj!

Meqë ra fjala, ti e di ku e kam hallin unë! Shikoje dhe një herë, atë punen e datës 30!! Ke mbetur vetëm, prandaj bërtet! Dje në Elbasan, ishin më shume se ju!! Po nuk kishim karrike të rrinin ulur!

Përndryshe..., unë e di.., burgu me pret!! Po ty??

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 28/06/2019 16:27

    Aurel Bylykbashi eshte burre zoteri me nje familje shume te mire dhe te rrespektuar. Juve militanteve te Partise Socialiste ju jane erresuar syte dhe nuk dini cfare thoni.

    Përgjigju
  • CaBone: 27/06/2019 21:27

    I rrofsh bilbilin Zahos vogel dhe turp qe mer per goje nje fmi 4vjecar. Na dhe timin e dil ne shesh bashk me shoket tuaj

    Përgjigju
  • merzija: 27/06/2019 21:04

    Per origjinen e nenes te qofsha fale, por ti a e meriton, kjo hap debat. Eshte pak sot origjina sidomos per ata qe nuk e justifikojne. Ne se te paret i ke patur si vetja harram. Pastaj ti ke bere aq shume sa nuk te ben me fajde origjina.

    Përgjigju
  • PS: 27/06/2019 20:35

    Hallall femijet i pac me jete por njeri me ngjanka me Flamur Noken.

    Përgjigju
  • johani: 27/06/2019 18:49

    Po pse kapesh per lucin e zahos more bylyk-basha,apo ste bajne dhembet tia marresh Rames! Po mos more kriminel se vetem millosheviqi dhe kshilltari juaj serb fazlliq merrte femijet neper dhembe sepse thoshin e kan trupin me te mire!!!! Vertet quditem si ka mundesi qe te te kane votuar ty more idiot qe seshte qudi qe do te mbesin djemt pa martuar kur njerezimi e dijne se nga kush bythe kane dale,ti qenke vertet kriminel qe edhe toka do te kete "zarar" te te pranoje.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 27/06/2019 18:15

    shikoni koken e deformuar te dy djemve.

    Përgjigju
  • USA: 27/06/2019 17:31

    HAJT MOTREN NE P .....O KLYSH I CAPAJVE

    Përgjigju
  • Arberi: 27/06/2019 16:53

    Mos kij merak peer djemte se ti martojne Capjat. Apo te genjen memdja se nuk do te dalin ne shesh pazaret qe ke bere me ate bande kriminale. Ehh more Bylyku i Bashes te genjen memdja se do i shpetosh gjysmes se lekut. Burgu eshte pak per ty, ptanfaj merri dhe djemte e dil malit me pushke krahut. Le te behen ata deshmoret e kauzes antishqiptare te partise tende dhe jo populli i thjeshte. O burra more bylyku i bashes nxirri djemte e tu ne krye te vllavrasjeve po te jesh burre o dylber elbasani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore