Pas shoqërimit në polici një ditë më parë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish-kreun e PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Bylykbashi, në emër të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ka folur ashpër, me një deklaratë të paprecedentë, duke paralajmëruar edhe vëllavrasje me 30 qershor, mjafton që të mos zhvillohen zgjedhjet.
"Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!", u shpreh më herët Bylykbashi gjatë takimit në Elbasan.
Kjo deklaratë, erdhi para se kryedemokrati Lulzim Basha, të bënte një hap pas nga dhuna në ditën e zgjedhjeve. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të ndërkombëtareve dhe legjitimimit të 30 qershorit si datë ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale, në konferencën që pati mbrëmjen e djeshme Basha u tërhoq nga dhuna, duke u bërë qytetarëve thjesht të bojkotojnë zgjedhjet
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.8%
-
Të gabuar
24.4%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4086
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha! Kreu i LZHK-së konfirmon negociatat mes 3 grupimeve: Brenda muajit e bëjmë zyrtare! (VIDEO)
17 Janar, 15:16
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Programi i Demokratëve Euroatlantikë/ Basha: 2 mijë euro për çdo bebe të lindur, 20 mijë euro për fëmijën e tretë
17 Janar, 12:53
-
Basha: Programi ynë ekonomik zgjidh problemet që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare
16 Janar, 15:30
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Moti i keq/ Disa zona në Librazhd pa energji elektrike
13 Janar, 10:58
-
Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan, shkak dëbora dhe akulli në rrugë! (VIDEO)
12 Janar, 20:56
ky kokemushka bylykderri shoku i gushte i monstres se Gramshit Elmaz Hamuti, kryetari i pd- te gjithe funderrina nje prerje,,,,
PërgjigjuKush vritet per PD ? Nuk ka budallenj po ka prapendisa injorante qe edhe mund te vritenm . Sa keq
Përgjigju