Zymreta Binoshaj nga qyteti i Shkodrës, një grua e cila ja ka dalë të fitojë betejën me kancerin e gjirit ka zgjedhur që të bëjë publike historinë e saj, një histori e trisht por me një mesazh të fortë.
Zymreta, rasti i forcës dhe i dashurisë për jetën me anë të historisë së saj i bën thirrje të gjitha grave që të kryejnë mamografinë që të mund ta parandalojnë sëmundjen në kohë, ndërsa tregon se kishin kaluar 3 vite që nga nisja e sëmundjes kur e mësoi se ishte e prekur nga një masë tumoriale.
"Doktori tha ka tre vjet që ka filluar. Ishte një gjëndër 1.2 cm. Vetë e kontrollova. Vetë e diktova. Bëni kontrollin vetë dhe mos lini pa bërë mamografinë", thotë ajo.
“Shpreso, Lufto, Kuro” ishte aktiviteti që u zhvillua sot në qytetin e Shkodrës në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Mjekja Lindita Haxhia ka treguar edhe shifrat e mamografisë, ku vetëm gjatë muajit tetor në Shkodër janë kryer 400 ekzaminime.
"Nëse i referohemi shifrave të mamografive të bëra vetëm në Shkodër janë mbi 400 mamografi të bëra. Ndërsa gjatë 2019 kemi 8000-9000 mijë mamografi ët bëra. Dhe në vitin 2018 kjo shifër është rritur me 50% nga vitet e kaluara. Shpresoj që edhe këtë vit që me ndërgjegjësimin që po bëjmë jo vetëm ne por ë gjitha njësitë vendore të arrijmë të ndërgjegjësojmë dhe gratë ta kenë rutinë mamografinë".
Mjekët ftojnë te gjitha gratë dhe vajzat qe të bëjnë mamografinë e cila është falas në spitalin e Shkodrës dhe pranë poliklinikës së qytetit.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush refuzon 3 herë punësimin, humbet ndihmën ekonomike! In vitro falas për 150 çifte, protezë gjiri 600 grave me kancer
12 Nëntor, 17:07
-
Nëntë deputete të PD firmosin amendament për buxhetin e 2025: Të rimbursohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor
11 Nëntor, 13:44
-
Kanceri i gjirit: 1,5 milionë gra mund të shpëtonin çdo vit
8 Nëntor, 22:19
-
Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi
2 Nëntor, 13:46
-
Nga spinaqi te hudhrat, ushqimet që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit
1 Nëntor, 15:58
-
'Fëmijët vetëm qanin!' Beteja e vështirë e infermieres nga Këlcyra me kancerin e gjirit: Unë jam shumë e fortë!
27 Tetor, 14:24
-
Studimi: Frutat e thata mund të jenë çelësi për të ndalur përhapjen e kancerit të gjirit
27 Tetor, 13:02
-
‘Tetori rozë’, Koçiu dhe Balluku apel grave: Parandalimi përmes depistimit shumë më efikas se kurimi, kontrolle falas pa sistem referimi
21 Tetor, 13:34
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor, 16:00
-
Nga mënyra e jetesës te lindjet e vona, cilat janë shkaqet e kancerit të gjirit? Onkologu Nina për Report Tv: Spitalet publike të ofrojnë testin gjenetik
19 Tetor, 16:21
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor, 11:43
-
Tetori rozë, aktivitet sensibilizues në qendër të Elbasanit, mjekja Onkologe: Kontrolle më të shpeshta! Bëni mamografinë
18 Tetor, 18:27