E dashura e re e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani i është bashkuar sfidave të vipave që kanë pranuar të nominojnë njëri-tjetrin dhe të kryejnë proven e ““Ice bucket challenge”.
Armina e nominuar nga kolegët e saj ka pranuar të laget me kovën e ujit me akull duke bërë edhe nominimet e veta.
Por kjo gjë duket se ka ngjallur reagimin e ish-gruas së djalit të Berishës.

Sadije Berisha në një status në profilin e saj në “facebook”, ka ironizuar me personat që zhvillojnë sfidat e “Ice bucket challenge” duke i etiketuar si injorantë që nuk e dinë rëndësinë e ujit.
Ajo që e bën më interesantë këtë status në “facebook” të Sadije Berishës, është fakti se ai ka ardhur menjëherë pas zhvillimit të sfidës së ujit me akull nga e dashura e re e Shkëlzenit.
Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës i quan injorantë dhe të paditur personat që bëjnë këto sfida, duke e konsideruar si shumë të trishtë atë që sheh në faqet e internetit.
“Sa injorantë, egoistë dhe të paditur mund të bëhen njerëzit.
Është për një kauzë të drejtë, është për qejf?! Atëherë pyesni njerëzit që nuk kanë ujë për të pirë sesa zbavitëse i duket kjo?!
Nuk kisha ndërmend që të postoja një status personal, apo foto, por e gjithë kjo është shumë e trishtë,” shkruan Sadije Berisha në “facebook”.
Ajo që e bën edhe më interesant statusin është fakti që këtë status e ka pëlqyer edhe Shkëlzen Berisha.
Mesa duket mes dy dashurive, Shkëlzeni është krah bukurisë së asaj që ka në krah tani (Armina Mevlanit), por vazhdon të pëlqejë mendimet dhe logjikën e ish-bashkëshortes së tij(Sadije Berishës).
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com