E dashura e bashkëpunëtorit i denoncoi, tre shqiptarë arrestohen në Itali për trafik droge (VIDEO)

E dashura e bashkëpunëtorit i denoncoi, tre shqiptarë arrestohen në Itali për trafik droge (VIDEO)

Të arrestuarit, denoncuesja dhe bashkëpunëtori italian

Tre shtetas shqiptarë dhë një italian kanë rënë në pranga nga policia italiane me akuzën e trafikut të lëndës narkotike kokainë.

Mediat fqinje raportojnë se konkretisht bëhet fjalë për Liman Dana (54 vjeç), djalin e tij Arjan Dana (29 vjeç),  nipin Fabian Ismaili (23 vjeç) dhe italianin Alfonso Di Villanova Baldeti (44 vjeç), i cili është pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.

Arrestimi i katër personave të sipërpërmendur u bë i mundur nga operacioni i koduar “Pane e farina” (Bukë e miell).

Liman Dana merrej me përgatitjen e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij Arjana Dana dhe i nipi, Fabian Ismaili merreshin me shitjen e saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se hetimet e operacionit kanë nisur më 2016, fill pas denoncimit të bërë në polici të së dashurës së italianit të arrestuar, Maria Esposito (41 vjeç), e cila ka rrëfyer aktivitetin kriminal të së dashurit të saj pas një grindjeje me të.

Sipas policisë italiane, kokaina e trafikuar i përkiste një cilësie mjaft të pastër dhe dozat e saj varionin nga 10-50 gramë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”