Së fundi Leonardo Di Caprio u përfol pasi u fotografua duke u puthur me një femër misterioze.

Ndërkohë që e dashura e tij Toni Garrn ka pozuar topless duke i treguar atij se çfarë i mungon nëse rri larg saj.

Gjatë një seti fotografik në Karaibe ditën e premte, Ëngjëlli i “Victoria Secret”  ka treguar format e saj joshëse në një kanatiere të bardhë, e cila e lagur nga dallgët e detit ekspozonte totalisht gjoksin.

toni garrn

Pavarësisht spekulimeve mbi të dashurin e saj, Toni është shfaqur mjaft e relaksuar dhe në qejf gjatë setit të fotove.

Garrn po zhvillon një karrierë të rëndësishme në botën e modës dhe pasi u bë pjesë e “Victoria Secret” suksesi i saj është akoma më i madh.

Fansat e saj mezi presin të shohin produktin përfundimtar nga fotot e realizuara.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)