E dashuruar me muzikën prej vegjëlisë, flautistja e parë Enalda Gjoni, 2 dekada në ‘Opera’! Rrëfen rrugëtimin artistik dhe ‘Klasikët’ që mbërrijnë sot në teatër

E gjejmë në hollin e Teatrit duke bërë provat e fundit për “Klasikët në Opera”... Solistja në flaut, Enalda Gjoni pas ‘Not’te da Oscar’, shënon pjesëmarrjen në shfaqjen e dytë  për këtë vit. Me entuziazëm rrëfen vënien e Salierit në skenën e ‘Operas’ përmes një ‘concertino da camera’... Ndërsa tregon më tej për depërtimin e  tij të vështirë në skenat tona, e tisin e misterit, që mbuloi raportin e tij ndoshta armiqësor me Moxart...

“Koncerti që unë do luaj është një koncertin ‘Oda Cameria e Salieerit, luhet për herë të parë në Shqipëri. Është një koncert i thjeshtë por me tema shumë të bukura dhe të pëlqyeshme për veshin”, shpre

Është e gjatë lidhja e Enaldës me Operën... Prej dy dekadash, ajo jep e merr prej kësaj skene, të cilën e ndan edhe me bashkëshortin e saj Elton Katroshin, solist i parë në klarinetë.

“Fillimi ka qenë në vitin 2002 kur unë isha studente dhe u shpall audicioni për flaut në Teatrin e Operas. Mora pjesë jo me mendimin për të fituar, por për të marrë pjesë në këtë audicion. Fati e deshi që unë të isha pjesëtarë e kësaj orkestre, që ishte orkestra më e mirë dhe është orkestra më e mirë e Shqipërisë, dhe që ishte një ëndërr për çdo student, sidomos të ishe flauti i parë i një orkestre me prestigj”, vijon ajo.

Ndonëse fillimet i shënjoi me pianon që në moshën 7-vjeçare, e pikasur për talentin nga mësuesja e parë Laureta Bineri, lidhja e Enaldës me instrumentin e flautit, do të ishte e denjë për një histori filmi.

“Çdo të dielë që jepeshin koncertet simfonike në televizion dëgjoja tingullin e flautit që më tërhiqte shumë në të gjithë orkestrën ndoshta kjo ishte pikënisja që unë vazhdova për flaut”, thotë Enalda Gjoni.

Flautin e parë do ta blinte gjatë viteve studentore, një ‘Yamaha’ e thjeshtë. Ndërsa prej 7 vitesh luan me një model ‘Pearl’. Flautistët, janë të paktë në vend. Ndaj, si instrument fryme, kërkon angazhim të veçantë...

“Absolutisht sepse të jesh flauti i parë në një orkestër do të thotë të kesh shumë impenjime. Instrumenti i flautit është solist brenda orkestrës. Por kjo është ana e kënaqësisë dhe ana e përgjegjësisë”, tha artistja.

Këtë vit, pranë ‘Arteve’ kandidoi vetëm një student. Por edhe pjesët shqiptare për këtë instrument janë të pakta e vihen rrallë.

“Shkolla duhet të fusë pak më shumë se nuk kemi luajtur, dy tre pjesë siç thashë improvizimi epik i Çesk Zadesë dhe dy tre gjëra të vogla”, vijon Enalda.

Ndonëse siç rrëfen instrumentistët e Orkestrës janë më të kufizuar në koncerte solistike a muzikë dhome, si flautistja e parë ‘Opera’, Enalda rrëfen se ka përjetuar shumë momente emocionuese.

“Koncertet solistike dhe të muzikës së dhomës, japin më tepër emocion, japin më tepër zhvillim dhe nga ana teknike, nga ana muzikore, dhe dy momente ndoshta të koncerteve solistike është koncerti që bëmë në Kuvajt unë isha soliste dhe luajta improvizimin e Çesk Zadesë dhe për më tepër që përfaqësova me një pjesë shqiptare, koncertet e dhomës që kemi bërë këtu në holl apo në skenën e teatrit të Operas”, përfundon artistja.

Koncerti i sotëm me pianisten Etrita Ibrahimi, orkestrën simfonike të Operas e atë të Forcave të Armatosura rrëfen se do të jetë një tjetër mbrëmje për tu shënuar, jo vetëm për artistët por edhe për publikun...

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë