E dënuar për trafik heroine, ekstradohet një 43-vjeçare dhe 40 vjeçari që vrau në sy të gruas dhe fëmijës bashkombasin e tij

E dënuar për trafik heroine, ekstradohet një 43-vjeçare dhe 40 vjeçari që vrau në sy të gruas dhe fëmijës bashkombasin e tij

Foto ilustruese

Një 43-vjeçare u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Aurela Doksani nga Fieri është dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 6 vjet dhe 8 muaj burg për trafik heroine.

Aurela Doksani

Më datë 8 gusht të vitit 2011, ajo u arrestua duke tentuar të trafikojë 129.3 gramë heroinë drejt Greqisë. Ndërkohë 4 ditë më vonë gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për 43-vjeçaren.

Më datë 11 prill 2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09 prill 2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme.

Ajo nuk është gjendur në shtëpi dhe në këto kushte u shpall në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit të autoriteteve greke dhe shqiptare, Doksani u arrestua në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Po ashtu u transferua nga Italia drejt vendit tonë, Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë.

Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë tl datës 01.02.2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, Bolonja/Itali, është dënuar përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Paulin Nikaj

 Nikaj u dënua në vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bolonja pasi vrau bashkombasin e tij Nimet Zyberi. 40-vjeçari e vrau Zyberin në sy të bashkëshortes dhe vajzës, para një supermarketi. Vrasja në atë kohë u pa nga dhjetra dëshmitarë në Rimini ndërsa shkak dyshohet se u bë një konflikt i mëparshëm mes dy shqiptarëve. 

Nimet Zyberi

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetases shqiptare Aurela Doksani, 43 vjeçe, lindur në Fier.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve". 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Nga hetimet është provuar se kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit, më datë 08.08.2011, i është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 129.3 gramë lënde narkotike. 

Më datë 12.08.2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme. 

E dënuara nuk është gjetur në banesë dhe në këto kushte është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK INTERPOL Tirana, sipas kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, më datë 28.04.2020 shtetasja Aurela Doksani është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qellim ekstradimin drejt Shqipërisë. 

Po nga Interpol Tirana u krye transferimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë.

Shtetasi Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë tl datës 01.02.2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, Bolonja/Itali, është dënuar përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë