Jemen – Një video pikëlluese e një vajze 11-vjeçare e postuar në youtube, tashmë po bën xhiron e botës. Në video tregohen fjalët e vajzës, e cila pretendon se u largua nga familja e saj për t’i shpëtuar një martese të organizuar.
Vajza 11-vjeçare i shpëtoi kësaj martese vetëm pas ndërhyrjes së xhaxhait të saj. Në video, vajza bën deklarata shokuese, të tilla si: “Do të vras veten” “Ata s’kanë ndonjë dhembshuri”, “Më mirë jam e vdekur”! Ajo vazhdon deklaratat duke thënë se ky nuk është faji i fëmijëve në lidhje me këto gjëra. “Unë nuk jam e vetmja. Kjo gjë mund t’i ndodhë çdokujt”.
Në videon e filmuar në një makinë, vogëlushja shprehet se po të mos ishte larguar nga shtëpia, nuk do të kishte jetën e saj. “Kam mbaruar punë me ju. Më shkatërruat ëndrrat”, ishin fjalët e 11-vjeçares në fund të videos, fjalë të cilat mesa duket i drejtohen prindërve të saj. E gjithë ngjarja filloi kur një emigrant që jeton në Jemen, Arabinë Saudite, i kërkoi prindërve të vajzës 11-vjeçare të martohej me të.
Prindërit pranuan menjëherë dhe martesa e tyre u shty derisa dhëndri të kishte grumbulluar një shumë të hollash. Kur xhaxhai i vajzës mori vesh lajmin, nuk lejoi që kjo dasëm të bëhej. Nga ana tjetër, vogëlushja pasi mori vesh lajmin e martesës, u zhduk nga shtëpia. Por, xhaxhai i saj mundi ta gjente dhe lajmëroi autoritetet, të cilët e lejuan që përfundimisht të jetonte me xhaxhain e saj.
Fenomeni i martesës me vajza që janë akoma të mitura është një praktikë e përhapur në Jemen, gjë që ka tërhequr vëmendjen e të gjitha grupeve të të drejtave ndërkombëtare. Sipas një raporti, më shumë se ¼ e femrave në Jemen martohen përpara moshës 15-vjeçare.
/Shqiptarja.com