Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin e sallës në Portugali. Një sportist me emrin Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao ka humbur jetën gjatë ndeshjes me Portimonenses, e vlefshme për divizionin e dytë.
28-vjeçari teksa po zhvillohej ndeshja ka humbur ndjenjat papritur dhe është shtrirë në tokë. E menjëhershme ka qenë ndihma e stafit mjekësor si nga ekipi ku bënte pjesë Mendes dhe ashtu nga ekipi mik, por fatkeqësisht futbollisti ka humbur jetën teksa transportohej në spital.
Një skenë e cila ka lënë të shokuar të gjithë të pranishmit në sallë dhe gjithashtu futbollistët e të dy ekipeve, të cilët kanë nisur të qajnë.