Duel tejet interesant do të jetë ai i orës 01:00 të mëngjesit mes Portugalisë dhe Kroacisë. Luzitanët, pjesë e të cilëve edhe Cristiano Ronaldo, po kritikohen shumë për performancën në grupe, ndërsa Kroacia pas disfatës me Anglinë ka dhënë sinjale shumë pozitive, duke fituar me Ganën dhe Panamanë. Pavarësisht këtyre detajeve sërish portugezët konsiderohen favoritë, ndërsa me kureshtje pritje formacioni i Roberto Martinez. Trajneri i Portugalisë ka deklaruar se ‘do të luajmë në fazën me eliminim direkt si të niste një Botëror i ri për ne’.

Te Kroacia, konkretisht trajneri Dalic është shprehur se ky duel do të vendoset nga mesfusha. I këtij mendimi ka qenë edhe Vitinha i Portugalisë, që para ndeshjes ka pranuar me superlativa që ‘Modric është idhulli i tij’.

Në fushë, në orën 05:00 mëngjesit do të jetë edhe Zvicra. Helevetët me kapiten Granit Xhakën përballen me Algjerinë në një duel ku konsiderohen favoritë për të kaluar.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.