Gerta Kasa, 18-vjeç, humbi jetën sot rrugës për në spitalin e Vlorës, pasi kishte pësuar gjendje të fikti gjatë orës së mësimit. 

Nxënëses maturante të shkollës "Jani Minga" iu dha ndihma e parë nga një autoambulancë me dy mjekë të cilët mbëritën menjëherë në vendngjarje. Por pavarësisht ndihmës së parë, 18-vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital. 

Siç duket edhe në foton e siguruar nga "Shqiptarja.com", në klasë ka mbetur vetëm vetëm çanta e maturantes që humbi jetën. Ndërsa të gjithë nxënësit e tjerë janë larguar pasi pas ngjarjes së rëndë klasa e 18-vjeçares ndërpreu mësimin.  


Lajmi kryesor:

Vlorë, humb ndjenjat në orën e mësimit, 18-vjeçarja mbërrin e pajetë në spital