KORÇË- Gjergji Gjorgji, punonjës i policisë është pezulluar pasditen e sotme pasi ka dhunuar fizikisht një qytetar sepse ai i kishte ngacmuar bashkëshorten e tij.

Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka patur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë Gjergji Gjorgji dhe kallëzuesit Ilir Terolli, por në momentin e konfliktit Gjorgji  nuk ka qenë në detyrë apo shërbim. 

Sipas Terollit efektivi i kufirit, Gjergji Gjorgji e goditur atë me grusht në fytyrë si dhe i ka kërcënuar edhe familjarët e tij vetëm se i kishte paguar kafen bashkëshortes së tij. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)