E diela e parë e Tahirit pas lënies
së detyrës... me barinj e dhi/FOTO

E diela e parë e Tahirit pas lënies<br />së detyrës... me barinj e dhi/FOTO
Një imazh tjetër i Saimir Tahirit.
 
Ndryshe nga figura e tij që ne jemi mësuar ta shohim këto tre vite si një ministër i Brendshëm, me kostum dhe shumë serioz, pas lënies së detyrës ai ka zgjedhur të kalojë një të dielë ndryshe.
 
Tahiri ka qenë ditën e sotme në Picallë ku është fotografuar me një bari të zonës.
 
 I veshur sportiv përkrah Ramizit, bariut nga Picalla, në sfond gjelbërimi dhe dhitë duke kullosur, ishte kjo  mënyra që kishte zgjedhur të kalonte Tahiri fundjavën e parë pas lënies së Ministrisë së Brendshme.
 
“E diele me Ramizin, bariu nga Picalla :) Ben aq pune sa nuk ka kohe per llafet e politikes se madhe :)”, shkruan Tahiri në Facebook. 

tahiri
(Postimi i Tahirit në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot