E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin

San Siro do jetë sonte dëshmitar i një superpërballje mes Interit dhe Juventusit ose siç njihet ndryshe derbi i Italisë. Sfida e fazës së parë u fitua 2-0 nga ‘zonja e vjetër’, mirëpo Inter tani ka avantazhin e të qenit në vendin e dytë, ndërsa Juventus renditet i 7 me 12 pikë më pak. Gjithsesi zikaltërit nuk janë të qetë, pasi flitet se Juventusit mund t’i rikthehen 15 pikët e hequra dhe askush nuk mund t’i bëjë llogarita e sigurta.

Të dy skuadrat vijnë pas kualifikimit në Europë, me Interin që eliminoi Porto-n dhe para kësaj sfide trajneri Inzaghi deklaroi se ‘çështja e pikëve të Juventusit duhet të qartësohet sa më shpejt për respekt të ekipeve që luftojnë’, ndërsa trajneri i bardhezinjve Max Allegri tha ‘kjo është nga ato ndeshje që e ndihmon ekipin të ringrihet shumë’. Pavarësisht rikuperimeve si Di Maria ashtu edhe Chiesa pritet ta nisin si zëvendësues te Juventusi, ndërsa te Interi Lukaku-Martinez do jenë dyshja e sulmit. Problemi i zikaltërve është mbrojtje me Bastonin e dëmtuar dhe Skriniar të parikuperuar plotësisht.

Kjo e dielë përveç Italisë do jetë spektakolare edhe në Spanjë, pasi në ‘Camp Nou’ në orën 21:00 do luhet ‘El Clasico’. Barcelona e pret supersfidën si kryesuese e La Liga-s me 9 pikë më shumë se Real Madrid dhe për ‘galaktikët’ kjo mund të jetë mundësia e fundit për të luftuar në kampionat.

Dy ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë fituar nga Barcelona në Kupë dhe Superkupë, ndërsa sfida e fazës së parë në La Liga i takoi Real Madrid me rezultatin 3-1. ‘Galaktikët’ për ‘El Clasico-n’ kanë të padisponueshëm mbrojtësin Alaba, ndërsa te Barcelona do mungojë Pedri dhe Dembele-n.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim