Katër raste të dyshuara si shkelje e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale janë konstatuar nga grupet operative të Anti-Kontrabandës dhe grupet e përbashkëta Doganë-Crown Agents.

Rastet janë zbuluar gjatë kontrolleve të ushtruara në periudhën mars-prill 2015.

Shkeljet e zbuluara gjatë kontrolleve të ushtruara përfshijnë mallra industrialë, kryesisht këpucë, bluza,pantallona dhe komplete sportive.

Gjatë katër kontrolleve të ushtruara në degë të ndryshme doganore, u bë i mundur zbulimi i sasive të mëposhtme:

3692 palë këpucë sportive të markave të ndryshme(Nike, Adidas, Puma, Calvin Klein, Lacoste dhe Louis Vuitton);
683 copë bluza të markave të ndryshme (Hugo Boss, Puma, Levis, Nike dhe Adidas);
37 copë komplete sportive (Adidas);
195 palë tuta sportive (Adidas);

Për të gjitha rastet e sipërpërmendura, autoritet doganore kanë pasur dyshime të arsyeshme të cilat tregojnë se këto mallra ishin në cenim të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.

Duke marrë parasysh këtë, një pjesë e tyre janë shkatërruar, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë me sasitë e mbetura, për të cilat ka filluar procedura e verifikimit të origjinalitetit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)