E ëma e studentes greke që u përplas për vdekje nga 26 vjeçari shqiptar: Shteti e ka toleruar! Ai helmonte fëmijët duke u shitur drogë
26 vjeçari shqiptar, studentja greke që ndërroi jetë
Prindërit e studentes greke që u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga 26 vjeçari shqiptar, kanë akuzuar gjykatën për lirimin e tij. Ngjarja e rëndë ka sjellë një tronditje tek prindërit e 21 vjeçares Emanuela, të cilët kanë kërkuar dënimin e shqiptarit i cili fillimisht u largua nga vendngjarja dhe më pas u vetëdorëzua një ditë më vonë, për t’u lënë në burg nga gjykata e Selanikut.
E ëma e të resë që ndërroi jetën në aksidentin tragjik tha se ishte tepër e vështirë për ta të vazhdonin jetën si më parë.
"Nuk di si ta përshkruaj me të vërtetë. Është e padurueshme. Ndonjëherë situata më duket e pajetueshme, ndonjëherë e jetueshme. Ndonjëherë mendoj se do ia dal. Nuk mund ta përshkruaj”- u shpreh e ëma e viktimës e cila shtoi se ligjet e vendit nuk po zbatoheshin për të mbrojtur shtetasit grekë.
Ndërsa kërkoi dënim maksimal të shqiptarit, për të cilin tha se kishte helmuar fëmijë duke shitur drogë, pasi më parë kishte qenë nën hetim për trafik droge. Ajo shtoi se shqiptari ishte i lënë i lirë me tolerancën e shtetit.
“Njeriu që vrau fëmijën tim ishte hetuar më parë sepse kishte helmuar fëmijë me drogë. Ai nuk kishte as patentë shofer. Ai nuk kishte letra dhe ishte flamur për trafik droge. Ai ishte i lirë me tolerancën e shtetit”-mësohet të ketë thënë e ëma e të ndjerës për mediat greke.
Ndërsa shqiptari, pasi u dorëzua në polici tha se nuk dëshironte të jepte shpjegime lidhur me ngjarjen por ngushëlloi familjarët e viktimës.
“Nuk është koha që unë të jap shpjegime”, tha i riu.
Ndaj shqiptarit rëndojnë disa akuza, si aksident me pasojë vdekje, largim nga vendngjarja dhe drejtim mjeti pa patentë. Ai rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Gjithashtu 26-vjeçarit iu dha vendimi për dëbim nga vendi pasi u konstatua se qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53