PARIS- Valerie Trierweiler, e fejuara e presidentit francez François Hollande, është shtruar në një spital në Paris, pasi mësoi tradhtinë e bërë nga presidenti francez, me aktoren Julie Gayet. Kjo gjë bëhet e ditur nga mediat franceze, sipas të cilave, mjekët i kanë bërë disa kura për qetësim dhe Trierweiler do të lërë spitalin parizien, ditën e hënë.
Gjithmonë sipas mediave franceze, çifti presidencial kishte marrë disa ditë kohë për të sqaruar situatën.
Gjithashtu, është zbuluar se apartamenti i përdorur nga presidenti Hollande, për takimet me të dashurën e tij, ështe në emër të Michel Ferracci, i cili akuzohet se bën pjesë në krimin e organizuar.
Këtë gjë e bën të ditur faqja e internetit "Mediapart".
Këshilltarja e Trierweiler, Patrice Biancone, është shprehur se Valerie do të marrë vendimin e saj, pasi të dalë nga spitali. Ajo shtoi gjithashtu se kishte nevojë për qetësi dhe për këtë arsye u shtrua në spital, për të bërë edhe disa analiza.

Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com