Deputeti socialist, Erion Braçe njihet për reagimet e tij ku shpesh merr 'rolin e opozitarit' dhe kritikon, aq më tepër në fushën e bujqësisë e blegtorisë. Kësaj radhe në një postim në Facebook, Braçe ka dhënë alarmin se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak. Kjo do të ishte ekuivalenti i 131 mijë ton më pak që prej 31 dhjetorit të vitit 2018. Një humbje mjaft e madhe për vendin tonë.

Deputeti vijon shkrimin e tij duke thënë se për këto shifra kishte paralajmëruar edhe më parë, duke thënë se duhet prodhuar në këtë vend.

 “65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018.

250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018.

131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018.

INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021.

Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”;

Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë.

Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashe e ne fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, ne Kuvend per tre ore me radhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra!

Nuk dëgjoi kush!

Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”?

A ka vlerë fjala në këtë vend?

Nëse ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që të mos humbasim akoma më bagëti, akoma në ushqim.

Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani”, shkruan ai.

Statistikat e publikuara nga INSTAT, të bashkëngjitura në shkrimin e Braçes në Facebook