Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo dhe shefi i policisë, Mina Veli. Vendimi për pezullimin e tyre është marrë pasi një hetimi që ka nisur pas akuzave për korrupsion dhe për shpërdorim detyre.

Kërkesa për pezullimin e drejtorit vjen pas dyshimeve se Bejo mund të prishë provat gjatë hetimeve.

Ibrahim Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij IEVP-së së Rrogozhinës më janar të 2018-ës, me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipës.