Pranga dy ‘të fortëve’ të fisit Çapja në Elbasan, iu gjendet bombë me telekomandë gati për atentat (Emrat)

ELBASAN- Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar sot në Elbasan, ku u arrestuan disa anëtarë të fisit Çapja. Mësohet se janë arrestuar Enver Çapja dhe Naim Gjarri, ndërkohë që janë dërguar për verifikim edhe 8 persona të tjerë. Në lokalin e Enver Çapjas është janë gjetur fishekë, një sasi parash prej 2100 euro dhe 372 mijë lekë.

Po ashtu, në banesën e Gjarrit, policia ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë, 13 fishekë, 1 pistoletë TT, 3 pako me fishekë model 54, 15 fishekë model 9mm dhe një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, minë me sahat.

Arrestimi i tyre vjen pas atentatit ndaj Albert Alterziut në Elbasan ditën e djeshme. Sipas burimeve policore, ndërhyrja e FNSH gjatë ditës së sotme lidhet me faktin se nga informacionet e marra në rrugë operative parashikohej vendosja e kësaj bombe të telekomanduar për të eliminuar një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë ardhur nga Tirana në ndihmë të efektivëve të Elbasanit.

Njoftimi i plotë:

Elbasan
Forca e Ligjit në territor godet në Elbasan

Policia e Elbasanit mbështetur nga FNSH kontroll në territor për rritjen e parametrave të sigurisë publike

Gjatë kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 minë me telekomandë si dhe nje sasi parash

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shoqërohen për verifikim dhe 8 persona të tjerë.

Nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, në kuader të Planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambjenteve që përdorin personat me precedentë kriminalë dhe penale, si rezultat i nje pune te mire organizuar policore, ne lagjen ”Emin Matraxhiu” ne ambjentet e nje bar kafe ne pronesi te shtetasit Enver Çapja jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale: 
- 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm;
- nje pale targa automjeti gjermane
- nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.

Gjatë momentit kur policia po kryente kontroll në lokal, shtetasi Naim Gjarri është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-.një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë;
- një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë.
- 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot.
- një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të.
- një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat.

Në përfundim të veprimeve bazuar ne prova dhe fakte ligjore, si dhe pas konsultës me Prokurorinë e Rrethit u arrestuan ne flagrance shtetasit:

- Enver Çapja, 57 vjeç, banues ne Elbasan;

- Naim Gjarri, 38 vjeç, banues ne Elbasan.

Materialet hetimore do t'i kalojne Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftara
ke” parashikuar nga neni 278 te Kodit Penal.

Fisi Çapja është i njohur si një nga familjet më problematike me ligjin në qytetin e Elbasanit. Dy vite më parë, më 3 shkurt 2016,  si pasojë e një atentati në një lokal pranë stadiumit Elbasan Arena mbetën të vrarë 3 pjesëtarë të fisit Capja, Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes 8 të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Disa muaj më parë Report Tv raportoi se Prokuroria e Elbasanit nisi hetim pasuror për anëtarët e fisit Çapja, mes tyre edhe i arrestuari i sotëm Enver Çapja, i cili posedonte disa luksoze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/11/2018 23:56

    Jo mor mos i akuzoni kot se gjynah....gjith diten e dites rrinë mbi libra e shkruajnë poezi. Kot i akuzoni...

    Përgjigju
  • Tinki inki: 18/11/2018 02:49

    11111

    Përgjigju
    • Tinki inki: 18/11/2018 08:49

      policia nuk e zbaton detyren tamam per te gjith sepse policia dhe prokuroria jan miq me fisin capja dhe prandaj nuk iu be kontroll neper banesa kontroll iu be vetem naim gjarrit dhe enver capes familjareve te tjer policia nuk i ka ber kontroll fare sepse paguhen per mos me i kap grupin kriminal klanin capja dhe prandaj nuk i ben kontroll ne banesa sepse edhe vet policia e di qe ato aty kan arsenal armesh e makina te blinduara por policia e mbron kete grup kriminal dhe nuk i binden as ligjit ....

    • Tinki inki: 18/11/2018 08:48

      policia nuk e zbaton detyren tamam per te gjith sepse policia dhe prokuroria jan miq me fisin capja dhe prandaj nuk iu be kontroll neper banesa kontroll iu be vetem naim gjarrit dhe enver capes familjareve te tjer policia nuk i ka ber kontroll fare sepse paguhen per mos me i kap grupin kriminal klanin capja dhe prandaj nuk i ben kontroll ne banesa sepse edhe vet policia e di qe ato aty kan arsenal armesh e makina te blinduara por policia e mbron kete grup kriminal dhe nuk i binden as ligjit ....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia