Elbasan, FNSH ndalon 2 pjesëtarë të fisit Çapja, sekuestrohen armë dhe minë me telekomandë

Dy pjesëtarë të fisit Çapja janë ndaluar këtë të shtunë në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan ndërsa 8 të tjerë janë shoqëruar për tu verifikuar. Dy të arrestuarit janë Enver Capja dhe Naim Gjarri. Report Tv raporton se ndalimi i tyre ka ardhur pas kontrolleve të ushtruara nga FNSH dhe policia vendore nëpër banesa. Anëtarëve të fisit Çapja iu janë sekuestruar përgjatë kontrollit dy armë të tipit pistoletë, fishekë dhe një minë me telekomandë.

Burime të Report Tv bënë me dije se operacioni u ndërmor pas atentatit me granatë që iu bë ditën e djeshme në lokalin e tij Albert Alterziut në Elbasan, pasi të dyshuarit për këtë sulm mendohet të jenë pikërisht pjesëtarë të familjes Çapja.

FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera. Midis këtyre banesave përfshihet edhe një vilë e blinduar me persona brenda, të cilës policia nuk po i hap dot derën. 

Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan. Së fundmi, Report Tv siguroi një dokument ku vërtetohej se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se janë vendosur me trafik ndërkombëtar droge.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet